Shkruan Shemsi Jashari:

Pjesa e parë: Pse u detyruam të luftojmë

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. Suprimimi i autonomisë do të pasonte pushtimin e Kosovës me mijëra policë e ushtarë serbë, duke e vënë popullatën shumicë nën masa represive dhe aparteidi. Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës
Përkundër faktit se shqiptarët e Kosovës kishin vendosur që kundërshtimin ndaj masave të dhunshme të zbatuara nga rexhimi Serb ti përgjigjeshin në mënyrë paqësore, duke u bashkuar në një levizje që në atë kohë drejtohej nga intelektual shqipëtar të kohës, e të cilës iu bashkangjitën të gjitha shtresat e shoqërisë shqipëtare të Kosovës, klasa punëtore e cila u përjashtua nga puna kolektivisht, studentët,të rinjtë, të gjithë pa dallim. Fushatat e egra të represionit Serb ndaj popullatës shqiptare gjate viteve të 90-ta, vazhdimisht intensifikoheshin dhe bëhëshin më të egra.

E gjith kjo sjellje brutale kishte marrë një dimension tjetër, që për popullin shqiptar tashmë ishte bërë e padureshme dhe s’kishte mbetur rrugë tjetër përveç për të menduar opsionin e një rezistence të armatosur e cila do të ngjallte vetëbesimin tek qytetarët, me theks te vecantë tek të rinjtë se rezistenca e armatosur kishte mbetur opsioni i vetëm për ti bërë ballë brutalitetit të rexhimit Serb.
Ne filimin e viteve të 92-93, në skenë ishin paraqitur lëvizje që dërgonin një sinjal se disa veprimtar të qështjes kombëtare kishin filluar organizimin e grupeve të para të rezistences të armatosura.
Edhe pse nga frika disa drejtues të lëvizjës paqësore e mohonin ekzistimin e djemëve më të mirë të kombit të mbledhur rreth UÇK-së, aksionet e para te tyre ndaj rexhimit fashist Serb filluan të bindin qytetarët se ata ekzistonin dhe se e kishin guximin të përballëshin me rexhimin brutal Serb.

Ata patriot shqiptarë të ilegalës bashkë e nisen dhe me vonë formuan UÇK-në, luftuan bashkë, disa nga ta ranë dëshmorë e disa udhëhoqen luftën dhe çliruan vendin me aleat NATON-n, ndërtuan paqën duke shpallur edhe pavarsinë e Kosvoës e cila njihet nga 114 shtete të botës.

Agresioni Serb i përmasave të pa para deri në atë kohë që u kulmoi më sulmin ndaj familjës Jashari në Prekaz me 5,6,7 mars 1998 dhe vazhdoi e masakra tjera anë e kënd Kosovës bindi secilin Shqipëtar se bashkangjitja me një rezistence të armatosur nën emblemën e UÇK-së, ishte perveç realitet edhe nevoj për shpëtim të jetës se qytetarëve shqiptar të cilët rezikoheshin nga vrasjet, djegiet, deportimet, dhunimet e me një fjalë shfarosja si komb.

Mbështetja e popullit për UÇK-në, ishte e madhe. Perveç me armë populli ndihmoi me logjistikë e me çka pati mundësi. Nënat tona heroina dhanë bukën, dashurinë dhe bekimin për djemt e tyre

PASOJAT E LUFTES

Brigadat e vdekjes nën udhëheqjen e shtetit Serb kishin mësyrë Kosovën të organizuar dhe të drejtuar nga krerët e shtetit Serb Sllobodan Millosheviq, kreret e armatës ushtarake të Serbisë kreret e Policisë së Serbisë dhe për të mbuluar gjurmët ata kishin angazhuar edhe grupe paramilitare të cilët përbëhëshin nga kriminel të burgosur të cilët të organizuar ishin liruar për të bërë masakra në Kosovë.

Nga Aksionet e drejtuara nga shteti Serb me struktur të organizuar ushtarake, policore dhe paramilitare janë vrarë:
• Janë kryer mbi 400 masakra;
• Janë identifikuar mbi 660 varreza massive;
• Mbi 13.000(trembëdhjet mijë) civil shqipëtarë të të gjitha moshave kryesisht fëmij, gra e pleq;
• Janë vrarë 1600 fëmijë;
• Janë vrarë pastaj zhdukur kufomat e mbi 6050 (gjatëmijë e pesdhjet) civil shqipëtar të të gjitha moshave, edhe sot vazhdojnë të jenë të zhdukur rreth 1600 trupa të shqiptarëve.
• Janë dhunuar mbi 20 000 (njezet mijë) gra shqipëtare.
• Janë shkatërruar mbi 70% të shtëpive, bizneseve dhe ekonomisë familiare shqipëtare.
• Janë deportuar jashtë vendi rreth 1 milion qytetarë të kosovës

Ndonse UÇK-ja bënte një luftë heroike deri ne vetmohim u dashtë edhe intervenimi i NATO-së i prirë nga SHBA për të ndaluar këtë makineri vrastare Serbe dhe për të vendosur paqe duke dëbuar forcat Serbe nga Kosova në qërshorë të vitit 1999.
Një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
(KS i KB) e ka miratuar Rezolutën 1244 mbi Kosovën.
Krahas rregullimit të periudhës kalimtare, me këtë rezolutë janë zgjeruar kompetencat dhe mandati i
Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (TPNJ) me seli në Hagë dhe në Kosovë.
Rezoluta e ka mundësuar edhe vendosjen e sistemit të gjyqësorit, gjë që ka qenë kusht që prokurorët
dhe gjyqtarët e Kosovës të fillojnë me ndjekjen penale të krimeve të luftës .

Por cili ishte roli i misioneve ndërkombëtare UNMIK-ut dhe Eulex-it, për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera nga shteti Serb?

A ka një tendencë për të mbuluar krimet Serbe nga këto misione ndërkombëtare duke akuzuar Shqiptarët në vend të Serbëve??
Vijon Neser Pjesa e Dytë…