Sot fillon java e 24-të e Ipko Superligës në elitën e futbollit kosovar, njofton Llapi.info
Në kuadër të kësaj jave, Llapi në krye me trajnerin e rikthyer, Tahir Batatinën i shkon Lirisë në Prizren.
Kjo sfidë pritet të jetë e nxehtë në stadiumin “Përparim Thaçi” me fillim nga ora 14:00, pasi që Llapi lufton për titull e prizrenasit për mbijetesë.
Llapi në këtë ndeshje hyn pas barazimit në “Zahir Pajaziti” me Ballkanin, teksa Liria është mposhtur në Ferizaj nga Drita.
Ndërkohë, në këtë edicion dy duelet paraprake të zhvilluara mes këtyre skuadrave, kanë përfunduar me fitore të Llapit.
Pas 24 javëve Llapi numëron 48 pikë në vend të tretë, dy më pak se Prishtina që radhitet në pozitë të dytë e 7 më pak se lideri Feronikeli. Ndërsa klubi prizrenas gjendet në pozitën e parafundit me vetëm 24 pikë të tubuara./Llapi.info