Lugina e Preshevës, çdo herë e ka ngritur zërin duke kërkuar përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi.

Madje, kanë kërkuar një lloj reciprociteti, njëjtë çka duan dhe çfarë bëjnë serbët e Kosovës, t’u lejohet edhe shqiptarëve në Serbi.

E pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, edhe shqiptarët në Luginë kanë nisur diskutimet mbi këto zhvillime.

Kandidati për Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se nëse kërkohet nevoja, edhe shqiptarët e Luginës tërhiqen nga institucionet në Serbi.

Sipas tij, është diskutuar largimi, por është kërkuar edhe mendimi Kosovës e Shqipërisë.