Ditët e ftohta janë pothuajse në përfundim ndërsa tani dhe temperaturat fillojnë të ngriten. Por kjo kohë gjithsesi që do kujdes dhe për mënyrën e duhur të të ushqyerit.
E për të pasur metabolizëm dhe imunitet të plotë, atëherë luleshtrydhet janë ideale për t’i konsumuar, transmeton. Ngrënja e luleshtrydheve sjell përfitime të shumta shëndetësore, një nga to është dhe parandalimi i plakjes si dhe mban larg rreziqet nga sëmundjet e kancerit.
Kjo për shkak se përmban antioksidantë, që përveç kësaj largon dhe kolesterolin e keq ndërsa rregullon qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e syve pasi nxisin të pamurit e qartë. Luleshtrydhet nëse konsumohen në sasi të mjaftueshme dhe të kombinuara më qumësht dhe fruta të tjera, sjellin edhe në një përmirësim të peshës tuaj.