Derisa procesi i numërimit të votave të zgjedhjet në Shqipëri është drejt fundit, PS duket se do të fitojë zgjedhjet për herë të tretë me radhë.
Kryeministri Edi Rama, që pritet të jetë në këtë pozitë edhe për katër vitet e ardhshme, ka bërë thirrje PD-së për bashkëpunim duke thënë se është koha e bashkimit.
Rama i ka bërë ftesë të hapur Partisë Demokratike për bashkëpunim duke thënë se mandatin e tretë do t’ia dedikojë bashkimit dhe jo sherreve.
Rama tha se “është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD” ndërsa theksoi se politika është e vetmja fuqi që mund t’i bashkojë dhe të bëjë bashkë luftën e paqen.
Mirëpo në konferencën për medie, kandidati i PD-së për kryeministër, Lulzim Basha, ka thënë se nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhje dhe ka kërkuar që partia e tij t’i ketë pamjet nga procesi i numërimit nëpër qarqet elektorale.
“Do të luftojmë për mijëra qytetarë që votuan për ne. do të luftojmë për të mbrojtur demokracinë. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. Kemi bërë shumë punë për të dalur nga komunizmi”, tha ai para turmës së simpatizantëve të partisë që ishin mbledhur para “Selisë Blu”