Reshjet e shiut dhe borës ditëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumin Llap. Sasia e madhe e ujit ka bërë që lumi Llap të del nga shtrati i tij.

Arat e disa fshatrave të Podujevës janë mbushur më ujë ditëve të fundit, pasiqë lumi Llap ka dal nga shtrati i tij për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe shiut.

Një gazetar i portalit informativ “Llapi.info” ka bërë disa foto në fshatin Lupç të Podujevës ku pasqyrohet gjendja e arave të mbushura me ujë.

Nëse reshjet vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, jeta e banorëve në këtë fshat dhe fshatra tjera do të rrezikohet./llapi.info

10411160_475690015922896_5260825270136325756_n