Kanë filluar punimet për ndërtimin e urës së re mbi Lumin Llap të Podujevës, njofton Llapi.info. Ndërtimi i kësaj ure është paraparë të zgjasë 90 ditë.
Zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës kanë bërë të ditur për Llapi.info se kosotoja për ndërtimin e kësaj ure është 58.741.03 euro.
Punët për ndërtimin e kësaj ure do të kryej kompania “Konstruktori”.
Llapi.info ka kërkuar nga zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë që të bëhet publike projekti se si do të duket ura e qytetit, por një gjë e tillë nuk është lejuar./Llapi.info