Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kështu kanë bërë të ditur nga një komunikatë për media e LDK-së ku thuhet se në këtë bisedë u diskutua për fuqizimin e LDK-së dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland. Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.

Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Ëieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.