Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhuku, ka folur në emër të subjektit të tij politik dhe grupit paralmentar, të LDK-së në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton IndeksOnline.
Ai ka kritikuar ashpër Albin Kurtin duke i thënë se është kryeministër i pa interesuar për pandeminë, dhe kryeministër që lë vet ministrin e Shëndetësisë, duke mos qenë pjesë e këtij debati parlamentar.
Kritikat e Abdixhikuat kanë vazhduar tutje duke thënë se Kurti dhe kabineti i tij, nuk po përpiqet aspak në përmirësimin e situatës dhe gjetjen e vaksinave. Kurti siç ka thënë Abdixhiku, zhduket dhe humbet sa herë që bëhet fjalë për pandeminë.
Pjesë nga fjala e tij:
Një kryeministër i pa interesuar për pandeminë, një kryeministër që e lenë ministrin e shëndetësinë vet.
Një fjalim i shumicën i parlamentare që flet për testime kur bota flet për vaksinonim, të nderuar po bëhen një muaj e katër ditë dhe këto 34 ditë qeverisje.
Por ja që jemi në pandemi, dhe në këtë krizë të thellë, ditët më s’kanë rëndësi sepse çdo orë në Kosovë, çdo dy orë një qytetar i yni vdes prej pandemisë.
Kur kjo seancë të ketë mbaru, dy qytetarë, prindër të dikujt do të kenë ndërruar jetë, e dy të tjerë pas tyre nuk do të jenë mes nesh. Për 34 ditë qeverisje, 334 qytetarë kanë ndërruar jetë. Tani që të jem i drejtë ta kuptoni, unë nuk pres që ju të bëni mrekulli menjëherë, pro pres ta kuptoni seriozitetin e situatës. Unë nuk pres që ju nuk do të jepni zgjidhje të menjëhershme, vaksinat, duhet të vijnë.
Pres përkushtim, gjëja e fundit që pres në kulmin e pandemisë, të tregoni mungesë të plotë për gjendje me të cilën qytetarët tuaj ballafaqohen. Kryeministri ynë s’po përpiqet fare, është humb është zhduk sa herë bëhet fjalë për pandemi.