Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprimtarin ilegale “marrje me prostitucion” pas një operacioni policor të ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) e, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të një hetimi nga hetuesit policorë të DHTQNJ-së, nën dyshimin e bazuar se po kryhej veprimtari ilegale e prostitucionit.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘marrje me prostitucion’, thuhet në njoftim të Policisë.
Sipas këtij njoftimi Personat e arrestuar me këtë rast janë: Q. R.lindur me 1950 f/sh/k dhe Sh. M. lindur me 1941 m/sh/k.
Në konsultim me prokurorin personat e dyshuar tashmë të arrestuar dërgohen me procedurë të shpejtë në Prokurorinë Themelore./Llapi.info