Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se mungesa e stabilitetit politik i ka shkaktuar shumë probleme Kosovës në dekadën e parë të saj si shtet.
“Kjo dekadë mund të quhet mundësi e humbur”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.
“Kur flasim për raporti me fqinjët, NATO-n, efekti është domino. Çdo qeveri që merr detyrën, fillon të menaxhojë situata të kryerjes së detyrave të caktuara dhe jo implementimin e programit qeverisës”, ka thënë Haziri në Konferencën Rajonale “Projektimi i dekadës së ardhshme të Kosovës”.
“Përkundër që kryeministri shtyu procese, e ka domosdoshmërinë e stabilitetit në Kuvend. Kosova nuk ka konsensus për çështje me interes. Nuk ka një konsensus të qëndrueshëm, nuk ka një format që krijon siguri”.
“Liberalizimin e vizave dhe ushtrinë, i ka dëmtuar moskonsensusi i brendshëm”, ka thënë ai ndër të tjera.
Haziri ka thënë se ka procese të mëdha që Kosova duhet t’i përmbyllë në vitet e ardhshme.