Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se humbja e LDK-së në bastionin e saj më të madh, sipas Hazirit, ka qenë aksidentale, shkruan Llapi.info.
Në Kanal0, i pari i Gjilanit është shprehur i bindur se Podujeva, siç ka thënë ai, do të rikthehet sërish nën qeverisje të LDK-së.
“Ka qenë aksident. LDK-ja e ka fitu LDK-në. S’ka qenë garë në mes të LDK=së dhe një partie tjetër”, është shprehur Haziri.
Haziri ka folur edhe për proceset tjera politike në vend, ndërkohë që ka shtuar se LDK është e gatshme edhe për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në fillim të vitit 2021./Llapi.info