Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli i ka reaguar deklaratat e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejtë dhe pa shkuar në zgjedhje.

Deputetja Pacolli, për Gazeta Blic ka theksuar se për LDK-në çështja e presidentit është çështje që duhet te zgjidhet shpejte, është pazar që do ta mbyllnin brenda natës. Ajo madje nuk nguron ta quaj klub i stërvjetëruar politik nuk mund te zgjedh presidentin e shtetit dhe se nuk kane legjitimitet ta bëjnë një gjë te tillë.

Është në interes të LDK-së të zgjedhin çështjen e presidentit pa shkuar në zgjedhje ngase këta e dinë shumë mirë që LDK-ja nuk do ta ketë përkrahjen e qytetarëve në zgjedhjet e radhës. Për ta është çështje qe duhet te zgjidhet shpejte, është pazar që do ta mbyllnin brenda natës”, ka thënë fillimisht Pacolli.

Tutje ajo ka shtuar se LDK-ja nuk do ta ketë përkrahjen e qytetarëve në zgjedhjet e radhës.
Pacolli rithekson se vendi duhet te shkoj në zgjedhje të reja.

“Për LVV dhe për qytetaret e Kosovës çështja e presidentit nuk është çështje pazari është çështje e rëndësishme dhe duhet te trajtohet seriozisht. Klubi i stërvjetëruar politik nuk mund te zgjedh presidentin e shtetit, nuk kane legjitimitet ta bëjnë një gjë te tillë, prandaj vendi duhet te shkoj në zgjedhje të reja. Duhet legjitimitet i ri. Kuvend i ri që përfaqëson qytetaret e Republikës, qeveri legjitime e pastaj mund të zgjedhim edhe presidentin”, ka thënëPacolli.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje. Ai në një prononcim për medie ka bërë të ditur se në fillim të dhjetorit do ta mbledhë Kryesinë e partisë për të biseduar lidhur me këtë çështje.