Një moment që rastësisht dje e kapi kamera në QKUK ku një burrë godet gruan e tij me dorë në kokë u komentua shumë, dhe për këtë reaguan menjërë edhe institucionet e rendit, duke identifikuar çiftin, të cilët edhe i kanë intervistuar në polici.
Por deklarata e gruas para prokurorit të rastit ka qenë se ajo nuk ka qenë goditje por një shuplakë prej dashnisë.
Këtë e ka mësuar Indeksonle nga burime brenda prokurorisë, ku edhe çifti është intervistuar për rastin.
Mësohet se ata janë burrë e grua nga Obiliqi, dhe sipas deklaratave të tyre në prokurori, janë çift mjaft romantik e të dashuruar shumë me njëri tjetrin.
“Ne dashurohemi shumë. Sabriu kurrë nuk më ka rrahur as që ka ushtruar dhunë ndonjëherë ndaj meje. Gjesti i tij ka qenë nga dashuria. Qëllimi i Sabriut ka qenë që të ma mbulonte fytyrën pasi kishte parë kamerën”, ka thënë gruaja, në deklaratën e saj.
I dashur dhe i butë ndaj gruas është shfaqur në deklaratë edhe burri, Sabri Rama.
“Ne duhemi dhe kemi raporte të mira. Nuk ka pasur asnjë qëllim dhune ndaj gruas”, ka thënë bashkëshoriti në deklaratë.
Ata sipas asaj që ka mësuar Indeksonline nga burime brenda prokurorisë, kishin qenë në QKUK për një vizitë, pasi paraprakisht ishin vizituar në QKMF në Obiliq.