Në seancën e mbajtur në Kuvendin e Podujevës, këshilltari Blerim Maçastena ka kritikuar e ka bërë varg pyetjesh, lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2019 – 2021, njofton Llapi.info
Maçastena ka kritikuar kryetarin, Agim Veliu pasi që në fshatin Bradash ka asfaltuar rrugë vend e pa vend.
“Asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Bradash, në këtë fshat është bërë asfaltimi i një rruge pa asnjë nevojë veç për ara, masi ka mujt kryetari e ka bërë. Nuk i kanë mjaftuar dy rrugë për Bradash, ai ka bërë edhe rrugën e tretë prej shkolle deri në Peran, rruga e cila është bërë dy vjet më parë, e mund të ndodh që bëhet edhe një ku bëhen katër rrugë me ardh prej Bradashi, po bëhet Bradashi si Millosheva.” ka thënë ai.
Më tej ai ka kërkuar që të bëhet investime në shkollën në fshatin Dumnicë të Epërme, si dhe të bëhet ndërtimi i trotuareve në fshatrat Dumosh e Sfeçël, ku mori përgjigje nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muciqi i cili shtoi punimet për ndërtimin e trotuareve do të fillojnë këtë vit.
Maçastena tutje ka thënë se nuk mundet të asfaltohen rrugë me 4 centimetra ashtu siç është përmendur në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2019 – 2021 në Podujevë./Llapi.info