Stade Reim janë duke triumfuar 4-2 në udhëtim te Lens.
Në këtë ndeshje gjurmë ka lënë edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Valon Berisha.
Berisha ka dhënë një asist të bukur në minutën e 54’, të cilin e konkretizoi në gol Boulaye Dia.
Ai po luan titullar edhe në këtë takim, derisa Arbër Zeneli mungon për shkak të disa problemeve muskulore, raporton Gazeta Express.