Pranverën e vitit të ardhshëm pritet të filloj realizimi i premtimit të ministrit të infrastruktuës, Lutfi Zharku, për zgjerimin në katër korsi të magjistralës Podujevë – Prishtinë.

Këshilltari i ministrit Zharku, Mustaf Krasniqi, në një prononcim telefonik për portalin “Llapi.info” ka thënë se vitin e ardhshëm pritet të filloj realizimi i projektit për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë. Ndërsa, ende nuk dihet kostoja e realizimit të këtij projekti.

“Në fund të këtij viti pritet të përzgjidhet kompania e cila do të kryej punën. Pastaj, fillon faza e hartimit të projektit. Diku kah pranvera e vitit të ardhshëm pritet të filloj realizimi i projektit. Kostoja e projektit nuk dihet. Së pari miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, pastaj caktohet buxheti për realizimin e këtij projekti”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur se çfarë do të ndodh me trotuarët që janë duke u ndërtuar në fshatin Besi, ai ka thënë se ato trotuare nuk do të prishen dhe se kompania do të gjej zgjidhje për mënyrën e zgjerimit të kësaj magjistrale.

Ndërsa, një gjë e tillë vështirë se mund të ndodh.

Premtimin për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë, e kishte dhënë edhe kryeministri Mustafa në një vizit të bërë qytetit të Podujevës muaj më parë./Llapi.info