Nëse deri tani nuk keni përgatitur mahmudie veziri, po ju japim këtë recetë e cila do t’ju kënaqë me aromë të veçantë
Me këtë recetë aq të thjeshtë por shumë të bukur mund të përgatitni edhe supë gjedhi, transmeton Telegrafi.
Sasia e artikujve e cila ju është e nevojshme për këtë recetë varet sa ju duhet për drekë…
Pra, përafërsisht kështu:
– 8 rriska mish viçi;
– 8 kërpudha me kapelë më të mëdha;
– kripë;
– 2-3 domate;
– shtesë për gjellë me perime;
– piper;
– gjalpë;
– lule shafrani;
– ujë;
– 1 filxhan prej 200 ml oriz;
– pak miell.
Mënyra e përgatitjes:
Kërpudhave pritjani kapelet ndërkaq kërcellin grijeni mirë. Kapelat fërgoni në gjalpë dhe qitni në pjatë.
Në gjalpin e mbetur qitni kërcejtë e grirë dhe shkurtimisht fërgoni pastaj shtoni orizin, shtesën e gjellëve me perime dhe shafranin.
Orizit shtoni pak edhe ujë të nxehtë derisa të zbutet.
Domatet pritni në feta dhe fërgoni në gjalpë.
Në miell shtoni kripë dhe piper dhe rrotullojeni mishin dhe fërgojeni në gjalpë.
Në pjatë qitni orizin, ndërkaq në oriz qitni mishin, pastaj domatet dhe në fund kërpudhat.