Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, publicisti Bardhyl Mahmuti, Bardhyl Mahmuti në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka kujtuar të gjithë fëmijët shqiptarë që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, është obligim i të gjithëve që të angazhohen maksimalisht që drejtësia për vrasjen e 1,392 fëmijëve të vihet në vend!

“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve përkujtoj 1392 fëmijët shqiptarë që u vranë gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Dhembja është e madhe për familjet e tyre dhe për tërë kombin shqiptar. Është obligim i të gjithëve që të angazhohen maksimalisht që drejtësia të vihet në vend!”, shkroi Mahmuti.