Ky është fshati Majac i komunës së Podujevës, ku shumica e banorëve jetojnë në lartësinë mbidetare prej 600 deri në 700 metra. Me vullnet e vetorganizim, banorët para luftës së fundit kanë kontribuar në ndërtimin e Shkollës Fillore “Drita”. Këtu, sot fëmijët shkollohen me të gjitha kushtet dhe nuk kanë nevojë që të udhëtojnë.


Një nga banorët që nuk është larguare asnjëherë nga ky fshat është Ahmet Gashi, njëherësh drejtor i shkollës “Drita”.