Ju duhet ta provoni këtë recetë patjetër!
Përbërësit:
– 300 g makarona;
– 350 g fletë të grira të brokolit;
– 30 g fletë të freskëta borziloku;
– 30 g parmezan të grirë imët në rende;
– ½ thelbi hudhre të grirë imët;
– 3 lugë të vogla vaj ulliri;
– 1 lugë lëng limoni;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Zieni makaronat në një enë të madhe në ujë të vluar të njelmët sipas udhëzimit në paketim.
Ndërkohë, përgatitni brokolin duke e zier në avull rreth gjashtë minuta, përkatësisht derisa të zbutet pak.
Brokolin vendoseni në procesorin për përpunimin e ushqimit, shtoni borzilokun, parmezanin, hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit dhe aktivizojeni procesorin që të gjithë përbërësit të përzihen mirë.
Tretjes qitni kripë dhe piper sipas dëshirës.
Kulloni makaronat, qitni në një enë dhe sipër tyre qitni salcën e bronkolit.
Të gjitha përzieni mirë dhe makaronat shërbeni në pjatë me parmezanin e shtuar të cilin do ta qitni sipër makaronave.