Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahën më datën 25 prill.
Njohësi i çështje politke, Shkëlzen Maliqi thotë se sivjet kemi një fushatë të zhurshme ‘alla shqiptarqe’.
Sipas tij, opozita ka marrë mësim nga dështimet e njëpasnjëshme.
“Pas turbullencave të mëdha në zgjedhjet e viteve 2009, 2013 dhe 2017, sivjet kemi një fushatë të zhurmshme alla shiptarqe, por shumë më të qetë, pa protesta dhe barikadime. Mendoj se opozita e ka marr mesimin nga dështimet e njëpasnjëshme, tani po i shikon me racionalisht gjasat dhe pasojat e sjelljeve të papërgjegjshme, si ajo e bojkotit të institucioneve. PD ja ka bërë një hap të rëndësishëm të distancimit nga Sali Berisha, Lulzim Basha ndoshta ka edhe një marrëveshje me Edi Ramen per mënyrën e qeverisjes pas zgjedhjeve me një formulë të kohabitaciobut, ku viktimë do të jetë LSI-ja. Në disa sondazhe që i kam bërë ose i kam parë LSI ja qëndron buzë greminës, të zhdukjes si subjekt”, ka thënë Maliqi për IndeksOnline.
Sipas tij, favoritë për të fituar është partia e Edi Ramës.
“Favorit është PS ja dhe Edi Rama, janë në permasat e fitores së vitit 2017 ndoshta edhe pak më të fortë. E djathta po garon në këto zgjedhje me 5 subjekte, Basha nuk ka gjete gjuhë të përbashkët me partitë e reja të të djathtës,ku në dujet të vetëm Lëvizja Thurrje ka gjasa të kap disa mandate, të tjerat janë per gjynah”, theksoi ai.
Maliqi thotë se krerët e shtetit të Kosovës nuk e kanë në qejf Ramen.
“Nuk duhet të ndikojë. Por me që do të jete Rama fitues, mund të ketë sjellje me naze dhe përçmime nga paria populliste e Kosovës, Kurti dhe Osmani, që nuk e kanë në qejf Ramen, por besoj se do të korrigjohen, kur ta kuptojnë se Rama del fitues edhe për 4 vite”, tha ai.
“Nuk duhet të shikohet kështu fare, po sigurisht se PS ja ka përparësi Edi Rama ka bërë hapa të rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me Kosovën, mbledhje e rregullta të dy qeverive, shumë marrëveshje bilaterale… Angazhim i kuadrove nga Kosova në ekzekutivin e Shqipërisë. Edhe vetë kam qenë këshilltari i tij për rajonin në mandatin e parë 2013-2017. Rama ka kkontribute dhe koncept, edhe pse këtu te na shpesh keqkuptohet”, shtoi Maliqi.