Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku ka thënë për Llapi.info se gjithçka është duke shkuar ashtu siç duhet me testin e maturës në Podujevë.
Ai është shprehur i kënaqur me mbarvajtjen e testit të maturës deri tani.
“Në të gjitha qendrat e Podujevës testi ka filluar me kohë. Asnjë problem nuk është paraqitur deri tani. Jam shumë i knaqur me mënyrën se si po ecën testi i maturës”, ka thënë Maloku për Llapi.info.
Ai ka treguar se ka moniturues edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Testit të maturës në Podujevë janë duke ju nënshtruar 1452 maturantë në dhjetë qendra të Podujevës.
Testi pritet të përfundoj në ora 12:30./Llapi.info