Kryetari i partisë Fjala dega në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka kritikuar Komunën për sistemin arsimor.
Maloku përmes një postimi në “Facebook”, ka shtuar se fillimi i vitit të ri shkollor nuk e gjeti Komunën e Podujevës me drejtor, por me ushtrues detyre. Sipas tij, gjendja e arsimit në Podujevë është e mjerueshme, transmeton Llapi.info
Sipas Malokut, Podujeva ishte njëra ndër Komunat më të dobëta në Testin PISA.
Më poshtë postimi i plotë i Malokut:
Fillimi i vitit shkollor Komunën e Podujevës e zuri pa Drejtor të Arsimit por me një ushtrues detyre.
Si pritet të përmirsohet cilësia e arsimit në Podujevë kur mungon Drejtori i Arsimit apo ndoshta duhet bërë llugë gjendjen e arsimit në Podujevë fillimisht ky ushtruesi i detyrës dhe pastaj mos të dihet kush ishte fajtori.
Punët nuk ecin për së mbari nëse nuk udhëheq ai që ka merita por në krye të saj vendoset një “axhami” sa i përket përvojes sepse përsonalisht nuk e njoh.
Arsimi në Podujevë është në gjendje të mjerueshme pavarësisht se zyrtarët u mundonin të thonin të kundertën por statistikat flasin ndryshe dhe në krye të tyre ishte testi PISA ku Podujeva ishte ndër komunat me të dobëta.
Kryetari Veliu bashkë me stafin e tij joprofesional sollen ketë gjendje ku shumica e nxenësve në ato shkolla nuk dijnë ti shkruajnë si duhet këto :
Xhith në vend të Gjithë;
Gjdo në vend të Çdo;
kurse disa gabime të vogla janë të arsyeshme me ndonjë gabim në vendosjen e ” ë ” por këto gabime nuk duhet ndodhin.
Por tek e fundit nuk kanë faj sepse mesimdhenës të tyre janë shumë që kanë të përfunduar vetëm shkollën e mesme ose kanë përfunduar studimet në Edukatë Fizike por japin lëndën e Gjuhës Shqipe.
Ky është arsimi në Podujevë me pak fjalë.
Pritshim një arsim me të mirë sepse kësisoj nëse vazhdojmë …tmerr.
Xhevdet Maloku
FJALA, Podujevë