Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku ka uruar qytetarët llapjanë për Ditën e Çlirimit të Podujevës, njofton Llapi.info

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Maloku ka shkruar “Lus Zotin ti ketë shpërblyer ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne ta gëzojmë ketë ditë”.

Më poshtë urimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Podujevës urime 19 Qershori Dita e Çlirimit të Podujevës.
Kjo ditë çdoherë na ngjall emocione, edhe pse vitet kalojnë por kujtimet, lotet, gëzimi, të rrahurat e zemrës nuk harrohen asnjëherë.
Lus Zotin ti ketë shpërblyer ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne ta gëzojmë ketë ditë.
Shpresoj që jetës dhe gjakut të tyre të arrijmë të ua japim hakun duke punuar për ketë shtet tonë të lirë fal atyre, të ua japim hakun duke punuar, dashuruar me shpirt ketë tokë të shenjtë.
19 Qershori na simbolizon lirinë por ditët tjera duhet simbolizuar punën tonë për të mirën e vendit që heronjtë shumë e deshtën.

Me respekt
Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë