Analisti politik nga Podujeva Albinot Maloku, ka uruar qytetarët llapjanë për Ditën e Çlirimit të Podujevës, njofton Llapi.info

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Maloku ka shkruar “Vazhdojë të shpresojë që Komuna jonë nuk do të ngelet vetëm në krahasimin: Podujeva para lufte dhe pas lufte”

“Sot, më 19 qershor, bëhen plotë 19 vite që kur Podujeva u çlirua. Me këtë rast u urojë të gjithë bashkëvendasëve të mi këtë ditë të veçantë të historisë sonë, me shpresën e lutjen që kurrë mos të harrohet gjaku i bijëve dhe bijave të Llapit dhënë për lirin e vendit. Paralelisht me këtë, vazhdojë të shpresojë që Komuna jonë nuk do të ngelet vetëm në krahasimin: Podujeva para lufte dhe pas lufte. Urime 19 Qershori!” ka shkruar Maloku./Llapi.info