Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka kërkuar nga kryetari i Podujevës, Agim Veliu që të angazhohet për realizimin e projektit të sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e Orllanit me rrethinë, njofton Llapi.info

Më tej përmes një postimi në ‘Facebook’, Maloku i ka bërë thirrje Veliut që të mos e lë këtë punë në kohë fushate, pasi që sipas tij, e ka zakon.

Më poshtë postimi i plotë i Malokut:

– Kryetar Veliu mbaje premtimin dhe mos e le në kohë fushate ashtu siq e ke zakon –

Baci Murat ashtu si shumë banor të kësaj ane të Kosovës ka vite që perballën me veshtirësi në mungesë të ujit të pijshëm por dua të kujtoj dhe ti bëjë thirrje Kryetarit të Podujevës Agim Veliut që të angazhohet të realizohet projekti i sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e Orllanit me rrethinë sepse premtimi në fushatë ka qenë kaherë por nuk është realizuar asnjëherë por tashmë meqë keni filluar ketë ceshtje dhe këni mashtruar qytetarët me disa marrëveshje të nenshkruara andaj të bëjë thirrje dhe me dije që të mbash premtimin për sigurim të ujit sepse zgjedhjet vijnë shpejt dhe me pas mos u skuq kur do ta përmendim para të gjithë banorëve dhe mediave, ne nuk harrojmë.

Kryetar je e ke obligim dhe meqë ke vite që e shfrytëzon të njejtin problem për zgjedhje të lutem mos e le implementimin e kësaj marrëveshje në kohë fushate ashtu siq e ke specialitet ti dhe qeverisja jote ashtu siq bëtë me asfaltimin e rrugës Zahir Pajaziti dhe shumë punëve shkel e shko në kohë fushate.

Xhevdet Maloku

Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

Fotografia e Xhevdet Maloku