Pas reagimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu ndaj një proteste simbolike të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, publicisti nga Podujeva, Albinot Maloku në një postim të facebook i ka kërkuar Veliut që është edhe kryetar i Komunës së Podujevës, që ta përmirësoj veten e tij e mandej tu jap leksione të tjerve.

Maloku shkruan “Ai që i quan të tjerët “rrugaç” e që “brengoset” për shqetësimin që po u shkaktuakan këta “rrugaç” gjoja qytetarëve me mënyra “jo-demokratike” e që jep leksione se çka duhet të bëjnë “rrugaçët”, së pari do të duhej ti kryente ato leksione për veten e tij, si detyra e obligime që i ka. Qytetarët e Komunës që ky “mësues” i qeverisë që 16 vite nuk kanë 24 orë ujë, edhe energji elektrike në pikë të verës nuk kanë pasur, nuk kanë parking të mjaftueshëm, gropa ka plot dhe demokracinë nuk e njeh si rregull. Përmirëso veten tënde o burrë i forte!”/Llapi.info