U nisën për të shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për tu kontrolluar në mamografin e kësaj qendre. Mirëpo, disa gra e vajza të Lëvizjes Vetëvendosje u kthyen mbrapsht as pa e parë sesi duket kjo paisje. E gjithë kjo pasi mamografi i QKMF-së në Podujevë ishte jashtë funksionit, shkruan Llapi.info.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsie Vokrri tha se edhe pse dolën që të kontrolloheshin në këtë mamograf, një gjë e tillë ishte e pamundur ani pse aksioni ishte vetëm për të vetëdijesuar gra e vajza lidhur me kancerin e gjirit.
“Kur nuk funksionon mamografi që është me taksa të qytetarëve atëherë si të bëhet. Ato qytetare të cilat dëshirojnë ta bëjnë një mamograf nuk kanë faj pasi ato edhe nuk kanë se ku ta bëjnë. Ka p.sh shumë gra e vajza që janë të interesuara ta bëjnë një kontroll por sic po shihet dikujt po i konvenon që mamografi në Qendrën e Mjeksësisë Familjare të mos funksionojë sepse, sic e dimë ne, ato udhëzohen për në qendra private”, tha Vokrri.
Kurse, Doruntina Hasani aktiviste e VV-së fajin për këtë ia hodhi kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu. Sipas saj, Veliu gjatë fushatës ishte thirrur shumë në këtë mamograf, mirëpo me të kaluar kjo kohë fushate atij nuk i intereson kjo kategori e njerëzve.
“Është muaji për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe ne sot, me gratë dhe vajzat e LVV-së, kemi ardhur ta bëjmë një kontroll këtu në QKMF por ne nuk mundëm ta bëjmë kontrollin, ani pse 70 mijë euro janë dhënë donacion para dy viteve dhe sot, spitali nuk ka staf. Edhe pse Kryetari i komunës është thirrë shumë në këtë mamograf e në gjëra të tjera, siç duket atij nuk i inetresojn kjo kategori e njerëzve. Ne mbetëm pa bërë kontrollin vetëm për shkak të mungesës së stafit sepse paisja është dhënë para dy vitesh donacion”, tha ajo.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë një aksion vetëdijesues lidhur me kancerin e gjirit në Podujevë ku pas dështimit të kontrollimit në mamografin e QKMF-së, kanë shpërndarë edhe qaj e fletushka tek posta e qytetit ku edhe kanë informuar kalimtarët e rastit lidhur me këtë sëmundje./Llapi.info