Rrjetet e mëdha tregtare në Kosovë vazhdojnë të jenë në fokus për manipulime të cilat u bëhen konsumatorëve, shkruan Llapi.info.
Afate të skaduara, ndërrim çmimesh, produkte të prishura, janë disa prej ankesave të qytetarëve që hasin nëpër qendra të shumta tregtare.
Këso mashtrime po hasin edhe qytetarët llapjanë në qendrën tregtare ETC. Sipas një video që lexuesit e portalit kanë dërguar, aksionet me çmimet s’po dallojnë nga ai fillestar.
Sipas qytetarit, çmimi i ri i cili është vendosur si aksion i produkteve ka qenë fillestar në po të njëjtin produkt, i cili është ekspozuar si më i lirë. Por, ky çmim po del të jetë jo real. Madje, çmimet fillestare s’janë larguar fare nga raftet e të njëjtit produkt.
Ndryshe, qendrat tregtare shpeshherë kanë qenë cak i Inspektoratit për shkak të shkeljeve të ndryshme të cilat i bëjnë, teksa edhe janë gjobitur./Llapi.info