Fatos Sahiti kryesues i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Iber-Lepenci” me çdo kusht po tenton ta bëjë Kryeshef vëllaun e kryetarit të Podujevës, Sami Veliu.
I njëjti perveç që është vëllau i kryetarit të Podujevës dhe ka mbaruar studimet bachelor në ekonomi në vitin 2016, nuk e ka përvojen 5 vjeçare në pozita të larta menaxheriale. Përvoja e tij e mëhershme ka qenë kontabilist dhe komercialist.
Por kjo nuk e ka penguar Fatos Sahitin si kryesues i bordit që më herët ta emërojë si u.d të Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje e pastaj ta fus edhe në listën e ngushtë të kandidatëve potencial për këtë pozitë.
I telefonuar nga Tribuna Channel, Sahiti nuk ka pranuar të jap asnjë qëndrim, siç tha ai gjatë kohës sa konkursi është i hapur.
Burimet kanë siguruar një raport të brendshëm i cili flet se si kryesuesi i bordit ka përdorur autoritetin e tij që të fus në listë të ngushtë Sami Veliun edhe pse i njejti nuk i kishte përmbushur kushtet minimale për tu futur në listë të ngushtë.
Tribuna Channel ka kontaktuar edhe me vëllaun e Agim Veliut, Sami Veliu, i cila ka shtuar se konkursi është duke shkuar në bazë të rregullores.
Listës tashmë i prinë siç edhe po shihet në këtë tabelë të siguruar nga TribunaChannel, Sami Veliu.
Madje sipas burimeve, Kryesusi i bordit, Fatos Sahiti e ka lëshuar një vendim në emër të bordit pa dijeninë dhe aprovimin e bordit duke urdhëruar U.D të Kryeshefit ekzekutivit për krijimin e një vendi pune në pozitë të drejtorit të ujit jashtë statutit të ndërmarrjes për Januz Kabashin si ish – kryeshef ekzekutiv.
Kjo ka ndodhur pa hapur konkurs publik duke dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes çdo muaj hiç më pak se 1500 euro.
Madje ai ka kërkuar nga UD i kryeshefit ekzekutiv që të ndajë pagën e 13 për të gjithë punonjësit, ndërsa për anëtarët e bordit të ndajë 6 paga për drejtorët që kanë shërbyer në vitin 2017, por jo edhe për drejtorët të cilët kanë ardhur si plotësim i bordit në janar të vitit 2018.
E ky veprim ka dëmtuar buxhetin e ndërmarrjes hic më pak se 250 mijë euro.
Kujtojmë se konkursi do të përfundojë këtë të premte.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: