Pas takimit me krerët e shtetit, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, është pritur në një ceremoni zyrtare të shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci.
Tutje, pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.
Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, Maqedonci e Pistorius do të vizitojnë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre.