Partitë politike shqiptare bazuar në qëndrimet e deritanishme në zgjedhjet presidenciale, që pritet të mbahen në prill, nuk do të marrin pjesë me një kandidat për president, opsion ky i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi nuk mori ende një përgjigje nga partneri i saj në Qeveri, LSDM-ja për kandidat konsensual.
Thirrjen e BDI-së, partitë opozitare shqiptare e kanë ironizuar edhe për faktin pasi siç kanë thonë, ka qenë pikërisht partia e Ali Ahmetit, e cila shpeshherë ka fyer opozitën, madje nga vet kreu i saj i cili kishte refuzuar një thirrje të opozitës për të diskutuar për një agjende të përbashkët për çështjen emrit, duke thënë se nuk e ka ndërmend të ulet dhe të bisedoj me “horra”, siç i kishte quajtur liderët opozitarë të Aleancës për Shqiptarët dhe ata të Lëvizjes Besa.
Shkrimin e plotë e gjeni në REL.