Maqedonia tani për tani nuk planifikon vendosjen e kundërmasave ndaj Kosovës, e cila i rriti doganat për im portin e disa prodhimeve bujqësore. Shkupi, siç kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), pret plotësisht pezullimin e tarifave të rritura doganore në bazë të negociatave të deritanishme.
Sipas MBPEU-së, pas takimit të nesërm të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me kolegun e tij kosovar, do të ketë më shumë detaje për hapat e ardhshëm.
“Të gjitha negociatat e deritanishme na japin të drejtë të presim pezullim të plotë të rritjes së tarifave doganore. Për këtë shkak në këtë moment, Maqedonia mbetet në qëndrimin të paktën tani për tani të mos vendosen kundra-masa. Pas takimit të nesërm të Bekteshit, do të kemi edhe më shumë detaje për hapat e ardhshëm”, thekson MBPEU.
“Ministria edhe më tej mbetet në qëndrimin se bisedimet me Kosovën në periudhën e kaluar kanë dhënë rezultat, ndërsa si konfirmim për këtë e thekson faktin se Prishtina tashmë e ka tërhequr tarifën e rritur doganore për pjesën e prodhimeve bujqësore.