Familja Statovci nga Komuna e Podujevës ka nevojë për ndihmë financiare, njofton Llapi.info
Kjo, pasi që vogëlushi i tyre 5 muaj e gjysmë, Unik Statovci tash e tre muaj është i sëmurë, siç kanë njoftuar familjarë të tij, në Beograd është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV).
Vogëlushi fillimisht ka nisur trajtimin në QKUK, por pastaj është dërguar në në spitalin Tirsova të Beogradit, ku gjendet qe 10 javë dhe ende është në stacionin intenziv.
Por, mjetet për t’i dalë në ndihmë kësaj familje kanë filluar. Për më pak se tri orë, nga një grup i adhuruesve të veturave në Facebook, janë mbledhur mbi 2 mijë euro.
Sipas fotografive të dërguara shihen mjetet të cilat janë ndarë për vogëlushin. Sipas tyre, aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim./Llapi.info