Marigona Lahu është emëruar si nënkryetare e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për medie të thirrur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi, duke prezantuar të gjithë drejtorët komunalë, ka thënë se Lahu me profesion është master e ekonomisë, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet. Vazhdon studimet për doktoraturë në Maqedoninë Veriore – drejtimi shkenca organizative-menaxhment.

Me këtë rast, Bulliqi ka thënë se të gjithë të emëruar në krye të drejtorëve, sipas tij, janë profesionalë.

Në një konferencë për medie, i pari i Podujevës, duke prezantuar drejtorët, ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë transparencë e llogaridhënie./Llapi.info