Deputetja llapjane, Floretë Zejnullahu, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë realizuar xhirimet për dokumentarin “Baza e Parë e UÇK”, shkruan Llapi.info.

Dokumentari është duke u punuar nga gazetari i njohur, Marin Mema.

Njoftimi i plotë:

Sot, gazetari i mirënjohur Marin MEMA , vizitoi Lladocin. E mirëpritëm në Bazën e Parë të UÇK-së, ku zhvilloi xhirimet për dokumentarin e tij të rradhës.

Faleminderit për zërin e fuqishëm që i jepni të kaluarës sonë dhe për kujtesën e gjallë që mbani për ata që dhanë gjithçka për liri.