Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndërprerë serinë e fitoreve në boksin profesionist.
Të shtunën, në Wembley gjyqtarët e shpallën të barabartë meçin e Markut me britanikun Alex Fearon në një meç në kategorinë velter. Meçi zgjati tetë runde ndërsa rezultati përfundimtar 76:76.
Për Markun ishte dueli i tetë në boksin profesionist. Më herët kishte pasur shtatë fitore.