Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me pronarin e Kompanisë “Berisha Group”, Naim Berisha, për rinovimin e objektit të ish-furrës në Rrugën “Ali Ajeti” në qytet.
Përfundimisht furra ishte mbyllur në vitin 2018 dhe për shkak të mosfunksionimit objekti kishte nisur edhe të shkatërrohej. Por, pas rinovimit të tij, që përfshinë edhe zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme të objektit, kjo ndërtesë do të shërbejë për nevojat e Organizatës “HANDIKOS” në Podujevë.
Kryetari Bulliqi i falënderoi përfaqësuesit e kompanisë, “Berisha Group”, duke thënë se implementimi i kësaj marrëveshje do të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe do të kontribuojë në përmirësimin e jetesës dhe avancimin e qëllimeve për anëtarët e “HANDIKOS” në Podujevë.