KEDS ka njoftuar se fillimi i muajit mars për disa fshatra të Podujevës do të jetë me ndërprerje të energjisë elektrike, njofton Llapi.info.
Sipas tyre, vendet të cilat do të shkyçen gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.
Kjo ndërprerje do të bëhet nga ora 13:00 deri në ora 16:00. Arsyeja e shkyçjes është energjizimi i pjesës së mbetur të LP 10(20) kV te shtëpia e Enver Batllavës./Llapi.info.