Masa të reja janë marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë, shkruan Llapi.info.

Të njëjtat kanë nisur të zbatohen edhe në Komunën e Podujevës, me ç’rast edhe është mbyllur sheshi i qytetit “Ali Ajeti” dhe parku i paqes.

Shiritat janë vendosur nga Policia me qëllim të zbatimit të vendimeve mbi ndalimin e grumbullimit dhe shfrytëzimit të shesheve për shëtitje. Këto masa nuk vlejnë për raste emergjente dhe për punë.

Këto masa do të mbesin në fuqi deri më 13 prill, pasi një gjë e tillë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas ankesës së bërë nga presidenti i vendit.

Ndërkohë, sot janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa numri i të infektuarve me virusin korona ka shkuar në 165./Llapi.info