Është e ndaluar të tubohen më shumë se 10 persona në kryeqytetin francez, nëse masat epidemiologjike nuk mund të respektohen për shkak të coronavirusit, njoftoi policia e Parisit.
Vendosja e detyrueshme e një maskë mbrojtëse në fytyrë, e cila tashmë është në fuqi në disa pjesë të qytetit, janë shtrirë këtë mëngjes edhe në Champs Elysees dhe në pjesën qendrore të qytetit ku ndodhet muzeu i Louvret, raporton Forbes, transmeton Telegrafi.
“Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet përsëri, vendosja e maskës mund të jetë e detyrueshme në të gjithë kryeqytetin”, shtoi policia.
Maska ka qenë e detyrueshme që nga e hëna në disa pjesë të Parisit, përfshirë në shëtitjet përgjatë lumit Seine.
Ndrshe, Franca deri më tani ka regjistruar 212 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë vdekur 30406 persona