Infektologu, Izet Sadiku ka deklaruar se masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi do ndikojnë në uljen e rasteve pozitive dhe do u japin shans vaksinimit të qytetarëve.

Sadiku për emisionin SOT të KTV-së ka thënë se masat aktuale nuk janë respektuar si duhet, ku një pjesë e kafiterive nuk kanë respektuar distancën e nevojshme.

“Mbi 100 punëtorë në Klinikën Infektive janë infektuar me koronavirus, diku 50 prej tyre janë infermierë. Kjo ka ndikuar që ne të kemi imunitet, deri tani kemi pasur ankesa pas vaksinimit për ethe dhe temperaturë. Mund të ndikojë që pas vaksinimit të ketë ethe, temperaturë, dhimbje të muskujve, ndërsa pas 24 orëve këto simptoma largohen”, ka deklaruar Sadiku.

Ai ka thënë se gjatë se hënës Klinikën Infektive e kanë vizituar rreth 120 pacientë, shumica nga ta me simptoma të koronavirusit. Sadiku ka potencuar se klinikat janë të mbushura me pacientë që kërkojnë trajtim.