Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid.
Mes tjerash ka ndryshuar orari i lëvizjes. Nga dita e hënë (nesër) qytetarëve u ndalohet qarkullimi prej orës 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
“Nga data 19 prill (nesër), kufizimi i orarit të lëvizjes do të jetë nga ora 22 e 30 deri në ora 5 të mëngjesit”, tha mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.