Të gjithë nxënësit dhe studentët e Kosovës, më 15 shtator obligohen që të dalin dhe të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave përreth objekteve edukativo-arsimore.
Ky vendim është marrë nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ndërsa edhe Drejtorit Komunale të Arsimit obligohen që të hartojnë nga një plan për mbjellje të pishave nëpër oborret shkollore.
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës ka marrë vendim, me të cilin obligohen të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator 2018 (e shtunë) të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative- arsimore. Ndërsa, në pikën dy të po këtij vendimi, obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave”, thuhet në njoftimin për media të MASHT-it.