Policia në raportin 24 orësh ka raportuar për një rast të mashtrimit në fshatin Lumi i Madh në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se viktima ka raportuar se është mashtruar nga një person i dyshuar i cili i kishte marrë 500 euro për t’i rregulluar tri viza.
Nuk raportohet për persona të arrestuar. Rasti është nën hetime.