“Në QKMF e Podujevës, gjegjësisht në repartin e stomatologjisë, gjendet materiali për ofrimin e shërbimeve stomatologjike, por ai material nuk përdoret”. Kështu, ka thënë Adelinë Stublla, këshilltare në kuvendin komunal të Podujevës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbledhjen e mbajtur dje në kuvendin komunal të Podujevës ajo i është drejtuar Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Hysenit, duke e pyetur se materiali i cili gjendet në repartin e stomatologjisë në QKMF-në e Podujevës, a duhet t’i dalë afati që të përdoret apo cila është arsyeja që materiali nuk përdoret?

“Në QKMF-në e Podujevës, gjegjësisht në repartin e stomatologjisë, gjendet materiali për ofrimin e të gjitha shërbimeve stomatologjike, por ky material nuk përdoret. Stafi punonjës nuk i kryen shërbimet, pasi kanë interesa për klinikat e tyrë private. A duhet t’i dalë afati materialit që të përdoret apo cila është arsyeja që ai nuk përdoret?”, ka thënë Stublla.

Ismet Maloku, përgjegjës i repartit të stomatologjisë në Podujevë, ka thënë që ka material, por nuk është i tërsishëm dhe materiali që gjendet në QKMF përdoret.

“Materiali i cili ka ardhur në QKMF-në e Podujevës nuk është në tërësi i kompletuar. Mungojnë helio llamat. Karrikat stomatologjike nuk janë të kompletuara, por materiali i cili gjendet përdoret”, ka thënë Maloku.

Por, edhe pse kjo qendër nuk ka material të kompletuar, është vet kjo qendër e cila i furnizohon me material të kompletuar dy qendrat tjera në Podujevë, atë në fshatin Lluzhan dhe në Orllan.

“QMF në Lluzhan dhe Orllan jantë të furnizuara me marteial të komletuar nga QKMF e Podujevës, pasi që ato janë qendra më të reja, ndërsa qendra jonë është më e vjetër dhe materiali nuk është i kompeletuar”, ka thënë ai.

Maloku ka treguar se do bëjë kërkesë në drejtorin e Shëndetësisë në Podujevë, për furnizim me material.

Portali “Llapi.info” ka provuar të kontaktoj përmes telefonit drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë, Agron Hysenit, po ai nuk i është përgjigjur thirrjeve. Ndërsa, dje ai nuk ishte prezent në mbledhje që të përgjigjet në pyetjet e Stubllës./llapi.info