Një grup i maturantëve serbë të Shkollës së Mesme “Sveti Sava” në Bujanoc kanë festuar përfundimin e vitit shkollor në sheshin e qytetit ku edhe i kanë kënduar Kosovës.
Ata, sikur tradicionalisht ndodh, janë nisur nga objekti i shkollës duke bërë paradë rrugëve deri në sheshin kryesor të qytetit në Bujanoc, shkruan Titulli.
Të përcjellë me daulle e surle, ata vallëzuan duke kënduar këngë të ndryshme por i kënduan edhe Kosovës një këngë që përsëritet.
“Oj Kosovë Kosova Ime, vendi im i dashur”, ishin disa nga vargjet e kënduara.
Policia lokale po e vëzhgonte këtë aktivitet të nxënësve.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: