Sulmuesi këmbëshpejt Alban Mavriqi është larguar nga skuadra e Llapit, me të cilin ekip edicionin e kaluar kaloj formë të shkëlqyer.
Mavriqi e ka konfirmuar për GazetaOlle.com, se i ka skaduar kontrata me Llapin, me të cilin ekip nuk e ka vazhduar.
“Më ka skaduar kontrata me Llapin dhe nuk e kam vazhduar. Jam lojtar i lirë kam disa oferta për të cilat shumë shpejt do të vendosi se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, u shpreh Mavriqi, përcjell Llapi.info.