Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë”, sot në Podujevë u mbajt aktiviteti me moton “Ec me ne!”, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Ky aktiviteti, që është pjesë e Kartës 2019 me 2000 qytete evropiane, u organizua nga Komuna e Podujevës dhe Policia e Kosovës, morën pjesë nxënës të shkollave të qytetit.
Nxënësit pjesëmarrës të këtij aktiviteti i përshëndetën nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Zogiani, të cilët folën për rëndësinë e lëvizjes pa vetura me qëllim të mbrojtjes së ambientit.
Në kuadër të këtij aktiviteti nxënësit pjesëmarrës realizuan ecjen dhe ngasjen e biçikletave./Llapi.info